bukxy juve Anëtar


 | Titulli: Juventusi kërkon Adebayorin Sun 25 Jul - 1:01 | |
| Juventusi është duke shënjestruar sulmuesin e Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, si alternativë nëse dështon transferimi i Edin Dzekos nga Wolfsburgu.
Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, do të lansojë brenda këtyre ditëve ofertën e fundit prej 30 milionë eurosh për Dzekos, një shumë larg prej kërkesave të Wolfsburgut. Nëse ndodh që oferta të mos pranohet, atëherë, objektivi i radhës i Bianconerëve pritet të jetë Emmanuel Adebayor.Te Manchester City nuk ka hapësirë për Adebayorin, prandaj Juventusi dëshiron ta transferojë si huazim në Torino. Zonja e Vjetër është e gatshme t’i ofrojë Cityt edhe Momo Sissokon si pjesë të marrëveshjes. |
|