bukxy juve Anëtar


 | Titulli: Lazzari alternativë për Gattuson Fri 23 Jul - 18:50 | |
| Milani ka filluar të shqyrtojë alternativat për mesfushorin Gennaro Gattuso, i cili pritet të takohet me drejtuesit e klubit të dielën për të diskutuar për të ardhmen e tij.
Është thënë se mesfushori italian mund të largohet nga San Siro për t’iu bashkëngjitur Olympiacosit apo Al-Ahlit, ndërsa sipas Tuttomercatoweb.com, e ardhmja e lojtarit do të qartësohet këtë fundjavë.Nëse ndodh që Gattuso të largohet, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, e ka ‘të gatshëm’ zëvendësuesin e tij, dhe ai është mesfushori i Cagliarit, Andrea Lazzarri, me të cilin trajneri ka punuar gjatë kohës sa ishte në Sardinia. |
|