PytësoriPortaliForumiNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuIdentifikohuKërko

Share | 
 

 Berlusconi: Ronaldinho përjetë te Milani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
bukxy juve
Anëtar
Anëtar



MesazhTitulli: Berlusconi: Ronaldinho përjetë te Milani    Wed 21 Jul - 0:34



Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka sqaruar në një konferencë për shtyp se ai nuk ka ndërmend të lëkundet nga protestat e ashpra të Rossonerëve, duke shtuar se Ronaldinho do të mbetet përjetë te Milani.


“Unë u them atyre që protestojnë se në shtatë vitet e fundit ne kemi shpenzuar 461 milionë euro, një mesatare prej rreth 60 milionë euro për vit. Asnjë klub tjetër italian nuk e ka bërë këtë si ne. Misioni i Allegrit është që të fitojë gjithçka në çdo garë që do të marrim pjesë”.
“Unë e dua një Milan sulmues që luan futboll spektakolar dhe që i bën tifozët të kënaqen. Ne jemi ekipi më i njohur në botë dhe ekipi që ka fituar më shumë tituj se askush tjetër, madje më shumë se Real Madridi”, theksoi Berlusconi, duke vijuar më pas me çështjen Ronaldinho.
“Ne kemi një skuadër që është mjaft konkurruese për të sfiduar të tjerët. Cilat ekipe kanë lojtarë si Ronaldino, Andrea Pirlo, Pato dhe Seedorf nëpër skuadrat e tyre? Ronaldinho për mendimin tim është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe ai do të vendoset në një situatë për të shënuar gola, sepse ai ka sy për gol. Ai ka kokë të shpejtë. Ai është atraksioni numër një i Milanit. Unë kam një marrëveshje personale me të. Ai do të mbesë te Milani edhe kur të përfundojë së luajturi”.
“Thiago Silva? Ne kemi pasur oferta nga Real Madridi por i kemi refuzuar ato. Ne kemi një skuadër me lojtarë që na kushtojnë shumë, por ne duam të vazhdojmë së fituari. Ne duam ta mbajmë Milanin së bashku si një skuadër fituese”, deklaroi Berlusconi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Berlusconi: Ronaldinho përjetë te Milani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
(`*•.¸ Fc.Inter Albanian ¸.•*´) ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Free forum | © phpBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog