PytësoriPortaliForumiNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuIdentifikohuKërko

Share | 
 

 Henry: Pas përfundimit të karrierës dua të punoj në Arsenal

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin



MesazhTitulli: Henry: Pas përfundimit të karrierës dua të punoj në Arsenal   Mon 19 Jul - 16:33



Dashuria e sulmuesit francez, Tierri Anri (32-vjeç) ndaj Arsenalit duket se është e pakufishme.
Këtë e dëshmon çdo deklaratë e tij. Anri ka luajtur në fanellën e “Topçinjve” nga viti 1999 deri në 2007,
Kur bëri një aventurë të vogël në Barcelonë, për t’u transferuar para pak ditësh në Nju Jork Red Bulls,ku edhe do ta mbyll karrierën....




Megjithatë, Anri tashmë e di se çfarë do të bëjë pas përfundimit të karrierës.
Dëshira e tij është të rikthehet në Arsenal dhe këtë e ka bërë të ditur në një bisedë për “BBC Radio 5Live”.
“Kur të pensionohem, gjë e cila nuk e di se kur do të ndodh saktësisht, dua të rikthehem në Arsenal.
Nuk e di se në çfarë roli, nuk e di se çfarë dua të jem atëherë, por e di se dua të jem sërish pjesë e Arsenalit.
Mund të jem edhe përgjegjës për furnizimin me ujë, thjeshtë dua të jem në këtë klub.
Kjo është dashuri, asgjë tjetër”, ka theksuar Anri. Futbollisti francez është golashënuesi më i mirë në historinë e Arsenalit, me 226 gola.
Ai ishte bartës i lojës së gjeneratës së klubit londinez e cila fitoi dy herë titullin e kampionit në Ligën Premiere dhe tri herë Kupën e Anglisë.


Thanks GOD

I'm ALBANIAN
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Henry: Pas përfundimit të karrierës dua të punoj në Arsenal

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
(`*•.¸ Fc.Inter Albanian ¸.•*´) ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Free forum | © phpBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog