PytësoriPortaliForumiNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuIdentifikohuKërko

Share | 
 

 Tifozët e Galatasaray, peticion për mos ta shitur Lorik Canën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
eN
Co-Admin
Co-Admin



MesazhTitulli: Tifozët e Galatasaray, peticion për mos ta shitur Lorik Canën   Tue 31 May - 11:42





Duke parë avancimin e këtij procesi, aq sa sipas mediave italiane, mesfushori shqiptar ka "rezervuar" fanellën me numrin 19 te Lazio, mbështetësit e skuadrës më të madhe turke kanë kërkuar që ai të mos shitet për asnjë çmim.

Tifozët e kanë konsideruar Canën si mishërim të traditave luftarake që ka Galatasaray, por edhe trajneri i ri i kësaj skuadre, Fatih Terim.

"Pasi kemi mësuar se Lorik Cana është tashmë shumë pranë një transferimi te Lazio, ne, si tifozë, duam të shprehim gjithë pakënaqësinë tonë për shitjen e mundshme të futbollistit", thuhet në peticionin e tifozëve të publikuar të hënën nga gazeta ndër më të mëdhatë italiane "Corriere Della Sera". "Për ne ai përfaqëson një pikë referimi, një futbollist që i përshtatet në perfeksion stilit dhe mentalitetit të Galatasarayt si edhe trajnerit tonë Fatih Terim. Duam që Cana të qëndrojë me ne", thuhet më tej në letrën e tifozëve.

Në fakt, edhe pse Lazio ka arritur një akord me futbollistin, mes dy klubeve mungon ende marrëveshja zyrtare. Në këtë mënyrë tifozët, që janë një pjesë e rëndësishme e gjigantit turk shpresojnë që të arrijnë të frenojnë këtë lëvizje.

Sipas "Corriere Della Sera", letra e tifozëve lë të kuptohet se mesfushori kuqezi është kthyer në harkun e një viti në një nga futbollistët më të preferuar të tifozëve, kjo edhe për shkak të karakterit të tij luftarak.

Në të vërtetë, ky transferim është gjithnjë e më afër të realizohet. Lazio e Cana janë në pritje vetëm të "dritës jeshile" nga Galatasaray.

"Nuk më intereson se do më ulet rroga, unë dua të luaj te Lazio", ka thënë Cana, përcjell e përditshmja tjetër italiane "Corriere dello Sport" të hënën.

Cana pritet të marrë 800 mijë euro më pak me kalimin te Lazio, ku i ofrojnë 1.7 milionë euro dhe ky është çmimi që ai ka pranuar ta paguajë për të luajtur në një ligë më të fortë se ajo turke, në Serie A.


------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Tifozët e Galatasaray, peticion për mos ta shitur Lorik Canën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
(`*•.¸ Fc.Inter Albanian ¸.•*´) ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Free forum | © phpBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | Create your own free blog