Emirmimi Anëtar


 | Titulli: Shpëton Barcelona Sun 13 Feb - 11:29 | |
| Blaugranët kanë arritur ta barazojnë rezultatin në fund të ndeshjes kundër Sporting Gijonit për të shpëtuar nga humbja e dytë e sezonit. Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Estadio Municipal El Molinon përfundoi me rezultat 1-1.Vendasit zhvilluan një gjysmë të parë të mirë, duke pasur parasysh kundërshtarin e tyre dhe me meritë arritën deri te goli i avantazhit.  Ishte David Barral lojtari që kaloi në epërsi Sportingun (16’), ndërsa pasimi ishte i Diego Castros. Mirëpo, Barcelona shkaktoi presion të vazhdueshëm sidomos në pjesën e dytë dhe në fund arriti që të barazonte shifrat.  Lionel Messi dërgoi një pasim në drejtim të David Villas, i cili me një gol të bukur mposhti portierin Cuellar dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit. Pas këtij barazimi, Barca ka 62 pikë dhe i jep mundësi Realit që me fitore eventuale kundër Espanyolit të afrohet në pesë pikë. |
|