Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, e sheh mbrojtësin David Luiz
si një prej mbrojtësve më të mirë në botë, por jo tani, në një të ardhme
të afërt.“David Luiz është mbrojtës shumë i mirë sepse ai
ka aftësinë dhe shkathtësitë për të luajtur në të gjitha pozicionet e
mbrojtjes. Ai kurrë nuk ka luajtur si mbrojtës i krahut të djathtë, por
ai ka cilësinë për ta bërë këtë. Ai është brazilian dhe natyrisht se ka
teknikë të mirë. Kjo mund të na ndihmojë që të jemi më të mirë në
lidhshmërinë e lojës nga mbrojtja”.
“Mendoj se ai do të bëhet një prej mbrojtësve më të mirë në botë në
të ardhmen. Ai është i ri, por ka përvojë fenomenale, ai ka luajtur për
Benfican në Ligën e Kampionëve. Ne jemi të zhgënjyer sepse ai nuk mund
të luajë në Ligën e Kampionëve, por shpresojmë se do të shfaqë cilësitë e
tij në Ligën Premier dhe FA Cup”, deklaroi Ancelotti.