

Pronarët e Manchester United janë duke përfunduar shitjen e klubit tek kompania Qatar Holdings, shkruajnë mediat angleze.Daily
Express shkruan se pronarët e United, familja Glazer, ka mbetur “vetëm
të shqyrtojë detajet” rreth marrëveshjes për të shitur klubin te Qatar
Holdings, që do të kapë vlerën e 1.6 miliardë funte.
Nëse marrëveshja arrihet, atëherë Malcolm Glazer dhe djemtë e tij do
të dyfishojnë paratë e tyre brenda gjashtë vitesh, qëkur ata paguan 790
milionë funte për klubin gjatë verës së vitit 2005.
Po ashtu arritja e marrëveshjes do të thoshte se derbi i nesërm në
mes dy rivalëve të qytetit, Manchester City dhe Manchester Unietd, do të
ishte edhe ndeshja e fundit e Djajve të Kuq nën pronësinë e
amerikanëve. Për më tepër, të dy gjigantët e futbollit anglez do të
bëheshin pronë e arabëve, pasi City tashmë është në duart e sheikut të
Abu Dabit, Mansour bin Zayed Al Nahyan.