PytësoriPortaliForumiNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuIdentifikohuKërko

Share | 
 

 Zyrtare: Shefki Kuqi nënshkruan me Newcastle

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Emirmimi
Anëtar
Anëtar



MesazhTitulli: Zyrtare: Shefki Kuqi nënshkruan me Newcastle    Thu 10 Feb - 13:51


Sulmuesi kosovar me nënshtetësi finlandeze, Shefki Kuqi, është rikthyer në Ligën Premier, kësaj here për Newcastle United.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez përmes një
deklarate të publikuar në faqen zyrtare. 34-vjeçari ishte lojtar i lirë
pasi i dha fund kontratës së tij me ekipin nga liga e dytë angleze,
Swansea, muajin e kaluar.
Kuqi do të jetë i gatshëm menjëherë dhe mund të luajë në ndeshjen e të shtunës në udhëtim te ish-klubi i tij, Blackburn.
“Ne kishim nevojë për një opsion tjetër në sulm, pasi jemi ca të
dobët në këtë repart për shkak të humbjes së përkohshme të Shola
[Ameobi] dhe Shefki do të na japë neve diçka më ndryshe”.
“Ai i përshtatet lojës dhe e njeh futbollin anglez mirë pasi ka
luajtur në këtë vend për 10 vite të mira. Ai është i gatshëm menjëherë
dhe këtë kemi dashur. Shefki është një profesionist i mirë, i sinqertë, i
cili do të na japë neve një prani të fuqishme fizike”, ka thënë Pardew.
Kuqi ka luajtur më shumë se 500 ndeshje zyrtare në karrierën e tij dhe ka shënuar mbi 150 gola.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Zyrtare: Shefki Kuqi nënshkruan me Newcastle

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
(`*•.¸ Fc.Inter Albanian ¸.•*´) ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Free forum | © phpBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | To have a free blog