PytësoriPortaliForumiNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuIdentifikohuKërko

Share | 
 

 Dinamo nuk vjen në Kosovë, faji i Serbisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Emirmimi
Anëtar
Anëtar



MesazhTitulli: Dinamo nuk vjen në Kosovë, faji i Serbisë    Wed 9 Feb - 15:59


Klubi kroat, Dinamo Zagreb është dashur që të vijë në Kosovë më
19 shkurt për të organizuar një miqësore me përfaqësuesen e Kosovës, por
kjo nuk do të ndodhë, për shkak të sipas FFK-së pamundësisë së
realizimit të ‘kushteve teknike’, por në fakt këtu qëndron komplet diçka
tjetër.
Lajmi për anulimin e ndeshjes nuk është pritur fare
mirë nga qarqet si ato kosovare ashtu dhe kroate, pasi që është hera e
dytë që një organizim i tillë nuk merr jetë.
Mediat kroate flasin për presion të jashtëzakonshëm të Serbisë në
drejtuesit e Dinamos, ndërsa në theks të veçantë vënë njeriun numër një
të klubit që nuk ka dashur t'i prishë raportet me serbët, Zdravko Mamic.
Sipas mediave në Kroaci, anulimi i ndeshjes është faji i zyrtarëve të
lartë të klubit kroat, të cilët iu nënshtruan presionit serb. Në qarqet
mediale kroate kjo është quajtur turp për sportin kroat.
Thuhet poashtu se Federata Serbe e Futbollit do ta paraqiste Dinamo
Zagrebin në FIFA Dhe UEFA, për shkak të mos marrjes së lejes për
zhvillimin e kësaj ndeshje në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Dinamo nuk vjen në Kosovë, faji i Serbisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
(`*•.¸ Fc.Inter Albanian ¸.•*´) ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Free forum | © phpBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | Free blog