PytësoriPortaliForumiNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuIdentifikohuKërko

Share | 
 

 Për shkak të stresit filloi të hajë sapun dhe detergjent

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Emirmimi
Anëtar
Anëtar



MesazhTitulli: Për shkak të stresit filloi të hajë sapun dhe detergjent    Wed 9 Feb - 12:20


Tempestt Henderson (19 vjeçare) thotë se han deri në pesë sapunë
në javë, pasi ia përkujtojnë shtëpinë. Ishte e vetmuar në fakultet,
kështu që iu drejtua erës së njohur të shtëpisë.
Henderson
nga Florida gjysmë viti ka qenë e varur nga sapunët dhe detergjentet për
larjen e rrobave dhe thotë se në javë ka hëngër deri në pesë sapunë.
“Më kujtohet kur kam lyer për herë të parë gishtin me detergjent.
Futa pluhurin në gojë dhe ishte i ëmbël dhe i njelmët në të njëjtën
kohë”, tha Tempestt dhe shton se e di që varshmëria e saj është e
rrezikshme, por e ka të vështirë të heqë dorë.
“Nën dush kam lëpirë copën e sapunit. Ka një shije të mrekullueshme”, thotë ajo.
Pas gjysmë viti vendosi të kërkojë ndihmë nga mjeku. I thanë se vuan
nga çrregullimi i njohur si ‘PICA’ për të cilin ka nevojë të hajë
substanca nutritive. Në të tilla raste njerëzit hanë monedha, metale,
sfungjerë, baktere bile edhe brushat e dhëmbëve. Shpesh ky çrregullim
ndodh si pasojë e mungesës së mineraleve, por te Tempestt mjekët thonë
se shkaktar ka qenë stresi.
“Isha nën stres pasi i dashuri im Jason më la dhe shkoi në fakultet. E
kam lutur ta ruajmë lidhjen nga largësia, por ai më tha se gjithçka
kishte marrë fund. Isha e zhgënjyer”, rrëfen vajza. E tëra mori fund kur
ajo vetë shkoi në fakultet, larg shtëpisë dhe familjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Për shkak të stresit filloi të hajë sapun dhe detergjent

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
(`*•.¸ Fc.Inter Albanian ¸.•*´) ::   Argëtimi & Zbavitje Në Forum :: Tema Të Lira-
Free forum | © phpBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | To have a free blog