Shpikësi kanadez Raymond Li ka shpikur fluturaken personale e
cila punon me ujë. Shpikja me emrin JetLev mund të fluturojë deri në
dhjetë metra lartësi, e arrin shpejtësinë deri në 35 kilometra orë.Shpikësit
kanadez i janë dashur dhjetë vjet të përfundojë fluturaken e tij. Çanta
e shpinës nga pleksiglasi “thithë” ujin i cili furnizon një gyp të
madh, e uji nis motorin i cili krijon shtyrje dhe mundëson fluturimin.
Piloti ka kontroll mbi sasinë e ujit me të cilën ngritët nga toka dhe
mbi drejtimin e lëvizjes së fluturakes. Përpunimi i një fluturake
JetLek kushton rreth 100.000 dollarë.
“Askush nuk ka bërë diçka të ngjashme më herët. Të gjithë kanë
menduar se isha i çmendur. Secili hap i krijimi të JetLevit ka qenë i
vështirë”, ka thënë Raymond Li.
JetLev nuk është i mirë vetëm për zbavitje, por do të mund të
shfrytëzohej edhe për shumë aktivitete shpëtimtare dhe për kontrollimin e
integritetit strukturor të anijeve pas riparimeve.
Natyrisht, presim që shumë shpejt plazhet do të janë përplot njerëz
me xhepa të thellë të cilët në vend se të fluturojnë me parashutë do të
përdorin një JetLev.