PytësoriPortaliForumiNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuIdentifikohuKërko

Share | 
 

 Beqaj firmos me Ermisin qipriot

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin



MesazhTitulli: Beqaj firmos me Ermisin qipriot   Fri 28 Jan - 18:02




Portieri kosovar, Arian Beqaj, do të vazhdojë të paraqitet në kampionatin e Qipros. Beqaj 35-vjeçar ka firmosur me skuadrën qipriote, Ermis Aradippou.

Me Ermisin, portieri i Kombëtares së Shqipërisë ka firmosur deri në fund të edicionit 2010 -2011. Prizrenasi ka filluar stërvitjet me skuadrën e tij të re, ndërsa pret të debutojë javën e ardhshme. Ai është kthyer nga një lëndim i kofshës që e mbajti jashtë fushës së blertë për disa muaj.
Beqaj javë më parë shkëputi kontratën me ekipin tjetër qipriot, Olympiakos Nicosia. Më Olympiakosin u nda për shkak të pushimit të gjatë që është dashur të bëjë pas lëndimit. Për këtë skuadër kishte luajtur vetëm pesë ndeshje.
"Dua që të kthehem në fushë të blertë dhe për këtë arsye kam firmosur me Ermisin. Bëhet fjalë për një skuadër mesatare të kampionatit qipriot. Për mua me rëndësi është që t'i kthehem futbollit dhe për këtë pranova ofertën e këtij klubi", ka thënë të enjten Beqaj për gazetën.
Beqaj nuk ka përjashtuar mundësinë që të qëndrojë më gjatë te Ermisi.
"Unë po kthehem nga një dëmtim që më mbajti kohë të gjatë jashtë fushës. Desha të shoh gjendjen në të cilën ndodhem. Stërvitjet i kam filluar dhe mund të debutoj që javën e ardhshme", tha ai.
Beqaj në kampionatin qipriot luan që nga viti 2006. Deri në verë të vitit të kaluar ishte pjesë e Anorthosisit. Me këtë skuadër fitoj disa tituj, ndërsa një edicion u paraqit edhe në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Më herët ka bërë karrierë edhe në Greqi e Shqipëri. Në Shqipëri luajti për Partizanin e Tiranës, ndërsa në Greqi për OFI-n nga viti 1997 deri në vitin 2003 dhe në Ionikos nga viti 2003 deri në vitin 2006. Për Shqipërinë deri më tani ka luajtur 41 herë.
Skuadra Ermis aktualisht zë pozitën e 11-të në kampionatin qipriot me 18 pikë të mbledhura nga po aq takime.




Thanks GOD

I'm ALBANIAN
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Beqaj firmos me Ermisin qipriot

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
(`*•.¸ Fc.Inter Albanian ¸.•*´) ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Free forum | © phpBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog