Titulli: Arshavin drejt Chelseat (27.01.2011) Thu 27 Jan - 15:04
Sulmuesi i Arsenalit, rusi Andrei Arshavin, në fund të këtij edicioni pritet t'i bashkohet skuadrës tjetër londineze, asaj të Chelseat, përcjell "News of the World" të dielën.
Arshavin nuk është i kënaqur aspak me rolin e rezervistit tek Arsenali, kurse drejtuesit e Chelseat janë të gatshëm të paguajnë 15 milionë euro për transferimin e tij. Arshavin ka kontratë me Arsenalin deri në qershorin e vitit të ardhshëm, kurse gjatë këtij janari është kërkuar nga skuadra italiane Juventus. Ai këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka dhënë nëntë asistime për bashkëlojtarët tek Arsenali.