PytësoriPortaliForumiNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuIdentifikohuKërko

Share | 
 

 Benzema: Do te bind Realin qe nuk ka gabuar (25.10.2010)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fc.Inter Albanian
Admin
Admin



MesazhTitulli: Benzema: Do te bind Realin qe nuk ka gabuar (25.10.2010)   Mon 25 Oct - 19:09



Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka thënë se do të luftojë deri në fund për të bindur trajnerin Hoze Murinjo dhe zyrtarët e skuadrës se nuk kanë gabuar kur e transferuan atë në ”Santiago Bernabeu”.

Që kur iu bashkua skuadrës spanjolle, Benzema vazhdimisht përmendet si cak i klubeve të ndryshme evropiane, të cilat janë të gatshme t’i japin një tjetër rast sulmuesit të kombëtares franceze, megjithatë, transferi i tij ende nuk u realizua. Vetë futbollisti, por as zyrtarët e Realit nuk kanë thënë ndonjëherë se janë të interesuar për shitjen e tij. “Jam duke punuar me përkushtimin më të madh në mënyrë që të siguroj kohë më të madhe në lojë.

Kur të kem arritur formën time më të mirë, njerëzit do ta shohin se çfarë jam në gjendje të bëj. Jam i sigurt se do të kem sukses në Madrid dhe për këtë jam shumë i përqendruar, madje do të luaj edhe në mbrojtje nëse është nevoja”, ka thënë Benzema. Ai ka shtuar se është i bindur që trajneri Murinjo ka besim tek ai. “Hoze është një trajner fantastik. Ai më ka thënë se unë duhet të vrapoj më shumë. Është një ndër strategët më të mirë në botë, ndoshta më i miri që më ka stërvitur”, ka theksuar Benzema. Për shërbimet e sulmuesit francez janë interesuar disa skuadra të mëdha evropiane, ndërsa më shpesh përmenden Juventusi dhe Mançester Junajtedi.


NesSun Titolo Ha Più VaLore Della LeaLtà e Dell'On0re
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Benzema: Do te bind Realin qe nuk ka gabuar (25.10.2010)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
(`*•.¸ Fc.Inter Albanian ¸.•*´) ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Free forum | Sports and Hobbies | Other sports | © phpBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | Create your own free blog