PytësoriPortaliForumiNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuIdentifikohuKërko

Share | 
 

 Pato Largohem Nga Milani Vetem Per Barcelonen (11.10.2010)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fc.Inter Albanian
Admin
Admin



MesazhTitulli: Pato Largohem Nga Milani Vetem Per Barcelonen (11.10.2010)   Mon 11 Oct - 19:39



Alexandre Pato ka insistuar se klubi i vetëm për të cilin do të largohej nga Milani, është Barcelona. Sulmuesi brazilian tashmë një kohë të gjatë spekulohet me transferim në Angli, ndërsa së fundi sugjerohej se një lëvizje e tillë mund të ndodhë gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Ish-trajneri i tij nga Milani, Carlo Ancelotti – tani në Chelsea – ka konfirmuar dëshirën e tij për transferimin e Patos në Stamford Bridge. Mirëpo, edhe menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini është i gatshëm të paraqesë ofertë për Paton.

Mirëpo, 21-vjeçari ka insistuar se nëse vendos të largohet nga Milani, do ta bënte vetëm për të kaluar te Barcelona. “Jam i nderuar nga interesimi i Manchester Cityt, por jam futbollist i Milanit dhe ndihem i lumtur këtu”, tha Pato për të përditshmen sportive italiane, Corriere dello Sport.

“Por, nëse një ditë largohem nga Milani, do të dëshiroja të bart fanellën e Barcelonës. Mendoj se do të largohesha nga Milani vetëm për Barcelonën”, përfundoi ai. Sipas mediave italiane, Barcelona tashmë ka siguruar një opsion për Paton, si pjesë e marrëveshjes që dërgoi Zlatan Ibrahimovicin në Milan gjatë verës.


NesSun Titolo Ha Più VaLore Della LeaLtà e Dell'On0re
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Pato Largohem Nga Milani Vetem Per Barcelonen (11.10.2010)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
(`*•.¸ Fc.Inter Albanian ¸.•*´) ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Free forum | © phpBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | To have a blog