TanInter Co-Admin


 | Titulli: Cech: Chelsea do t’u japë fund shpresave të Cityt Sat 25 Sep - 11:36 | |
| Chelsea do t’u japë fund shpresave të Manchester Cityt, thotë se portieri Petr Cech.
Me vetëm pesë ndeshje të Ligës Premier të zhvilluara këtë sezon, portieri i Bluve ndjen se ndeshja e sotme do të jetë një goditje e radhës për ambiciet e mëdha të Cityt.
“Nëse do të mund ta fitojmë këtë ndeshje kundër Cityt, ne do të jemi 10 pikë përpara tyre dhe kjo është një avantazh i madh në çdo stad të sezonit. Ne do ta shohim këtë si një ndihmë të madhe për të lënë njërin prej rivalëve tonë prapa për pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë Cech.
HEY YOU !!! DON'T FORGET IM HERE
|
|