PytësoriPortaliForumiNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuIdentifikohuKërko

Share | 
 

 Venger: Golin e pësuam pas skadimit të kohës shtesë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin



MesazhTitulli: Venger: Golin e pësuam pas skadimit të kohës shtesë   Sun 19 Sep - 13:29





Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger ka qenë tejet i zemëruar pasi skuadra e tij në kuadër të javës së 5-të në Ligën Premiere mori vetëm një pikë si mysafire e Sanderlendit (1:1).

Pas golit të rastësishëm dhe të jashtëzakonshëm të Çesk Fabregasit në minutën e 13-të, Sanderlendi arriti të barazojë shifrat me golin e Darrent Bentit, pas skadimit të kohës shtesë të dhënë nga gjyqtari. Vengeri nuk ka mundur të qetësohet me faktin që gjyqtari ka lejuar që të zhvillohet loja edhe pas përfundimit të kohës shtesë. “Golin e pësuam pasi kaluan katër minutat e treguara nga gjyqtari. E di se gjyqtari mund të lejojë lojën edhe pas skadimit të kohës shtesë, por në ato katër minuta nuk ndodhi asgjë që do ta arsyetonte atë shtyrje. Por, tash nuk mund të bëjmë asgjë, humbëm dy pikë”, ka thënë Venger. Përveç barazimit trajneri i “Topçinjve’ ishte i shqetësuar edhe për shkak të lëndimit të Çesk Fabregasit. Në fakt spanjolli u lëndua me rastin e shënimit të golit dhe ashtu luajti deri në minutën e 29-të. Tash për tash nuk dihet serioziteti i këtij lëndimi dhe për sa kohë do të mungojë kapiteni i Arsenalit.



Thanks GOD

I'm ALBANIAN
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Venger: Golin e pësuam pas skadimit të kohës shtesë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
(`*•.¸ Fc.Inter Albanian ¸.•*´) ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Free forum | © phpBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog