PytësoriPortaliForumiNdeshje LiveInteristatBetRegjistrohuIdentifikohuKërko

Share | 
 

 SHBA-të, kampionë të botës në basketboll

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
tifo_ultras
Co-Admin
Co-Admin



MesazhTitulli: SHBA-të, kampionë të botës në basketboll    Mon 13 Sep - 2:38





SHBA-të janë kampionët e botës në basketboll, pasi që kanë mposhtur në finalen e madhe të zhvilluar në Sinan Erdem Dome, nikoqirin Turqinë, me rezultat 81-64.

Që nga fillimi i takimit u vërejt që amerikanët janë më në disponim për këtë finale dhe janë shfaqur shumë më të përgatitur fizikisht. Amerikanët në çdo periudhë të kësaj finale ishin më të mirë, gjë që ndikoi dhe në rezultatin përfundimtar, i cili ishte 17 pikë epërsi në të mirë të SHBA-ve.
I padiskutueshëm në këtë ndeshje dhe në tërësi në këtë Botëror ishte Kevin Durant, i cili bombardoi turqët nga çdo pozitë e mundshme. Nga ana tjetër, nikoqiri u shfaq i pafuqishëm për të bërë diçka më tepër në këtë ndeshje.
SHBA-të dhe përzgjedhësi Mike Krzyzewski e përmbyllën me sukses finalen e parë pas vitit 1994, ndërsa turqët nga ky Botëror mund të nxjerrin shumë gjëra pozitive, si nga organizimi ashtu dhe nga ecuria në Botëror.
Njeriu i cili shënoi 28 pikë në sfidën finale ndaj Turqisë, Kevin Durant, fitoi trofeun e MVP-së së Kampionatit Botëror, si lojtari më i vlefshëm i tij.

Ekipi më i mirë i Botërorit përbëhet nga Kevin Durant, Milos Teodosic, Hidayet Turkoglu, Linas Kleiza dhe Luis Scola.
Nga ana tjetër, vlen të përmendet që Lituania është fituesja e vendit të tretë, pasi mposhti Serbinë me rezultat 99-88.



Thanks GOD

I'm ALBANIAN
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

SHBA-të, kampionë të botës në basketboll

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
(`*•.¸ Fc.Inter Albanian ¸.•*´) ::   Lajme & Info Nga Futbolli Neper Bote :: Lajme Te Ndryshme-
Free forum | © phpBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | To have a blog