|
| | | Ranieri kërkon sukses në Kupë | Wed 25 Jan - 15:51 nga ak07pl |
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, kërkon nga skuadra e tij që të jetë e vendosur në takimin e Kupës së Italisë kundër Napolit.
Nerazzurët janë mysafirë të napolitanëve në San Paolo të mërkurën mbrëma, ndërsa Ranieri dëshiron të kualifikohet në gjysmëfinale.
“Do të jetë një sfidë, një ndeshje e vështirë mes dy skuadrave të forta”.
“Vitin e kaluar ishte 0-0 pas kohës së rregullt dhe pastaj pati vazhdime. Atëherë Nerazzurët fituan në penalti”, ka thënë trajneri për Rai, duke shtuar se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për të vazhduar tutje.
| | Komentet: 0 |
| |
| |
|